Ndodh ajo që u paralajmërua. Seanca e sotme e Parlamentit ka nisur me bllokim nga opozita që u vendos në foltore. “Deputetët e përjashtuar do të shpërndahen menjëherë në kryesitë e degëve të PD për të organizuar protestën e nesërme.
Ata që marrin pjesë në seancë do të bëjnë gjithçka për të vijuar aksionin e opozitës dhe për të mos lejuar normalitet” tha Gazment Bardhi.