-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nesër mosbindja civile, Berisha: Paralajmëroj Ramën që të mos provokojë protestuesit përmes Hoxhës dhe Prodës

Kryesoret

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në fjalën e tij në tubim u shpreh se beteja nesër është etapa drejt fitores. Berisha theksi se bllokimi i Edi Ramës në Surrel do të jetë edhe në agjendën e mosbindjes civile.

“Është përpjekje e madhe e demokratëve për ti përcjellë mesazhin Edi Ramës dhe bandave të tij se nuk ka forcë në botë që të në mposhtë ne në misionin tonë për rikthimin e votës së lirë, me qeveri teknike për zgjedhje të lira, për ndryshimin e pushtetit, për rikthimin në Shqipëri të lirive, të drejtave, dinjitetit të qytetarëve shqiptarë. Për rikthimin në Shqipëri të një drejtësie që qëndron në ligj dhe kushtetutë dhe jo si organizatë kriminale e marrë peng nga Edi Rama. Me betejën tonë ne duam dhe do arrijmë të kthejmë Shqipërinë në rrugën e integrimit, shpresës dhe rrugën e zhvillimit. Cdo demokratë duhet të bëjnë gjithçka për ti nxjerrë jetën këtij regjimi të pashpirt, për ti marrë frymën, për ti shkurtuar ditët dhe për të ecur të sigurt drejt fitores”, tha Berisha.

Më pas ai paralajmëron i kryeministrin Rama që të mos provokojë protestuesit përmes ministrit të Brendshëm dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

“Bllokimi i rrugëve, protesta, mosbindja civile e opozitës është kushtrimi i cdo qytetari”, theksoi Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit