Nesër në orën 17:00 opozita do të zbresë sërish në terren për të zhvilluar aktin e dytë të mosbindjes civile që do të synojë bllokimin e nyjeve kryesore të qarkullimit në disa qytete.
Në kryeqytet protestuesit do të bllokojnë mbikalimin e Kthesës së Kamzës, në hyrje të Tiranës. Policia, së cilës i kërkuan dje, i vendosi në dijeni se bllokimi i rrugëve është vepër penale.
“30 minuta para nisjes, policia rrugore do të jetë e dislokuar në këto akse:
- Segmenti Casa Italia – Sheshi “Shqiponja”
-
Rrethrrotullimi Milot
-
Rrethrrotullimi Shkozet
-
Rrethrrotullimi Bradashesh
-
Rrethrrotullimi Rrogozhinë
-
Rrethrrotullimi Levan
Pothuajse e gjithë policia rrugore do të jetë në terren me qëllim kontrollimin e lëvizjeve të automjeteve që të mos ketë bllokim të rrugëve. Po ashtu në terren do të jenë edhe efektivë të forcave të rendit, Shqiponja dhe FNSH për mbarëvajtjen e rendit dhe sigurisë.
Policia ka njoftuar organizatorët se i garantohet e drejta e tubimit, por bllokimi i rrugëve është vepër penale” njofton policia.
Mosbindje me leje! PD kërkon nga policia tre orë për të bllokuar nyjet