-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Skenari/ Flet Gaz Bardhi: Sot kaos në Parlament, nesër mosbindje civile

Kryesoret

Kryetari i grupit të PD-së, Gazment Bardhi njoftoi se deputetët kanë vendosur që në seancën e sotme të Parlamentit të shkojnë vetëm deputetët që nuk janë përjashtuar por me një qëllim të qartë; kaos. Nuk do të lejohet, sipas tij zhvillimi normal i seancës.

“Në foks ishte aksioni nesër në gjashtë pika, ku PD ka njoftuar protestën e radhës dhe sjelljen që kolegët do të duhet të bëjnë për të mos lejuar normalitetin në zhvillimin e seancës së sotme. Kemi evidentuar edhe sjellje shqetësuese.

Deputetët e përjashtuar janë të shpërndarë në mbledhjet e kryesive të degëve të partisë. Kolegët që marrin pjesë në seancë do të bëjnë gjithçka për të mos lejuar normalitet në zhvillimin e seancës”.

Kishte një përgjigje edhe për drejtorin e policisë së shtetit, Ilir Proda që paralajmëroi se veprim sipas ligjit nëse nesër bllokohen rrugët.

“Kush do të na ndjekë penalisht Ilir Proda? Zëdhënësi i bandave të Elbasanit. Ai të rrijë edhe ca ditë në detyrë sepse sikur është provuar cdo akuzë e PD-së për lidhje të zyrtarëve të shtetit me krimin, ky është një nga ata që është emëruar në atë detyrë nga kreu i bandës së Elbasanit.

Së dyti tubimi kërkon njoftim dhe njoftimi është bërë. Në cdo tubim ka bllokim të rrugëve. Kur Veliaj, bën maraton ën e Tiranës bllokohen të gjitha rrugët në Tiranë, pra cdo organizim i ligjshëm ku ndiqet rruga e njoftimit sjell bllokim. Tubimi është e drejtë Kushtetuese” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit