Në rrethrrotullimin e Bradaseshit protesta e opozitës është shoqëruar me tensione, ndërsa deputetët e PD pretendojnë se ka pasur edhe shoqërime nga ana e policisë.
Deputeti demokrat, Tomor Alizoti thotë se askush nuk ka frikë më nga burgu, pasi njerëzit janë pa bukë.
“Ka pasur shoqërime, por nuk ka më njeri frikë nga burgu, njerëzit janë pa bukë. Edhe këta janë pa bukë” tha Alizoti.