Nesër është njoftuar protesta e radhës e pensionistëve. Kryeministri Edi Rama sot ka dalë serish ne nje komunikim me mediat per situaten e kesaj shtrese.
“Përpara nuk e kemi pasur këtë mundësi. Sot që flasim, ne qeveria mbulojmë me afro 500 milionë Euro diferencën midis sigurimeve shoqërore dhe pensioneve. Pensionet që jepen sot një pjesë e paguan drejtpërdrejt qeveria.
Problemi është tek mbajtja e një balance të shëndetshme që të mos pengojë shtetin që të funksionojë siç duhet dhe të mos pengojë zhvillimin prej të cilit vijnë të ardhurat.
Taksat nuk janë për të paguar pensione, janë për të paguar të gjitha ato që i duhen shtetit që të funksionojë dhe për të financuar zhvillimin. Taksat janë për fëmijët.
Sigurimet shoqërore janë për pensionistët. Kush u shmanget, praktikisht i heq pensionistëve të drejtën që të marrin një pension më të mirë” tha ai.