Protesta që ka nisur që në orën 17:00 duket që ka filluar që të mbarojë.
Qarkullimi në Elbasan është hapur dhe protestuesit janë larguar nga rrethrrotullimi i Bradasheshit. Në këtë zonë protesta është zhvilluar e qetë, por në fund fare ndodhi një incident.
Në momentin që ka ardhur një ambulancë protestuesit kanë hapur rrugën. Pas ambulancës ka qenë edhe një automjet tjetër i cili ka tentuar të kalojë dhe është fikur për shkak të një defekti. Në kushte të tilla, policia ka kërkuar ndihmën e një karrotreci për të bërë të mundur largimin e automjetit që ka pësuar defekt. Ky moment është konsideruar si provokim nga ana e protestuesve.