Sot dhe nesër në Tiranë zhvillohet takimi i 18-të i Komisionit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri. Në Tiranë erdhën një grup eurodeputetësh bashkë me Fredi Belerin për të takuar kryeministrin Edi Rama, por edhe zyrtarë të tjerë të lartë të shtetit. Takimi me kreun e qeverisë nuk është zhvilluar në Kryeministri, por në hotelin ku eurodeputetët janë akomoduar.
Thomas Waitz që është një nga eurodeputetët i pyetur për takimin me Edi Ramën tha se “Kryeministri na tha me batutë, po ju vëzhgoj! E di çfarë po bëni”. Pjesë e eurodeputetëve ishte edhe Fredi Beleri, i cili nuk ka pranuar të japë asnjë detaj për mediat në lidhje me takimin me kryeministrin Rama.
Në momentin që ka shkuar tek Kryesia e Kuvendit është përballur me një surprizë të pakëndshme. Së pari disa qytetarë e kanë sharë dhe ofenduar duke i kujtuar Fatmir Shehun, oficeri i vrarë në Masakrën e Peshkëpisë, ku eurodeputeti i zgjedhur nga Greqia akuzohet se mori pjesë.
“O vrasës, si ndihesh, Fatmir Shehun atje, si ndihesh? Po Arsen Gjinin zoti Beleri? Turp! O rrugaç kush të futi ty deputet?”, dëgjohen qytetarët, teksa Beleri nuk ka reaguar, por ka vijuar rrugën për tek dera e Kryesisë së Kuvendit, e cila ishte mbyllur.
Rama takohet eurodeputetët shqiptarë, qytetari i drejtohet Belerit: O Vrasës!