Delegacioni i eurodeputetëve të Parlamentit Europian u takua sot me Kryeministrin Edi Rama.
Takimi, i zhvilluar në orët e para të mëngjesit dhe pa praninë e mediave, u konfirmua nga një eurodeputet gjatë një shëtitjeje nga zyra e BE-së në drejtim të Kryesisë së Kuvendit, ku do të zhvilloheshin bisedime me grupet e tjera parlamentare.
Një incident ndodhi ndërkohë kur Fredi Beleri, një nga eurodeputetët shqiptarë, u përball me një qytetar teksa po hynte në Kryesinë e Kuvendit për takimin e Komisionit të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri.
Qytetari e quajti atë “vrasës”, por Beleri nuk ka reaguar dhe ka vazhduar në ambientet e Kuvendit. Takimi është zhvilluar në ambientet e hotelit ku qëndron delegacioni, sipas deklaratës së eurodeputetit Thomas Waitz.