-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pensionistët para Kryeministrisë: 4 kushte, nesër të gjithë në protestë

Kryesoret

Paraditen e sotme një grup pensionistësh të iniciuar nga Lëvizja Bashkë e drejtuar nga Arlind Qori kanë protestuar sërish përpara dyerve të Kryeministrisë duke kërkuar rritje të konsiderueshme dhe jo tallje, sikur e cilësojnë ata indeksimin me 4.1%.

“Ne, përfaqësuesit e grupimit Pensionistët Bashkë, i bëjmë thirrje çdo pensionisti dhe qytetari që të bashkohet me protestën e nesërme, ditë e mërkurë, në orën 10:00 përpara kryeministrisë.

Pensionistët shqiptarë janë më të varfrit në Evropë. Nuk kemi kujdesin e duhur shëndetësor dhe na mungojnë shumë të drejta të tjera.

Ndaj i kërkojmë vendosmëri qeverisë që të plotësojë kërkesat tona bazike.

1.Miratimin e minimumit jetik si standardi i pensionit minimal dhe rritjen e të gjitha pensioneve mbi këtë bazë.

2.Përmirësim të ndjeshëm të kujdesit shëndetësor në spitale dhe në shtëpi, si dhe zgjerimin e listës së ilaçeve të rimbursueshme cilësore.

3.Ndërtimin e mjediseve publike çlodhëse, argëtuese dhe kulturore për pensionistët kudo nëpër Shqipëri.

4.Miratimin e Statusit të Minatorit për të gjithë punëtorët dhe ish-punëtorët e nëntokës.

Ne do t’i vazhdojmë protestat tona deri në plotësimin e të gjitha këtyre kërkesave bazike.

Ftojmë edhe një herë të gjithë pensionistët dhe qytetarët që t’i bashkohen protestës së nesërme!” thanë pensionistët.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit