-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Atentati në Shkodër/ Balliu: Policia armike me qytetarët, aleate me mafien

Kryesoret

Koordinatori rajonal për Tiranën, Klevis Balliu, ka reaguar në lidhje me atentatin në Shkodër që la të vdekur dy persona, duke theksuar situatën alarmante të rendit në Shqipëri. Ai akuzoi Policinë e Shtetit se merret me protestuesit që kundërshtojnë korrupsionin dhe vjedhjet, ndërsa mafia vazhdon të veprojë lirshëm.

Balliu shprehu se nëse policia do të luftonte me të njëjtin zell krimin e organizuar siç bën me qytetarët, situata do të ishte ndryshe.

Reagimi

Ngjarja e rëndë në Shkodër që tronditi Shqipërinë, tregon situatën dramatike në të cilën ndodhet vendi.

Ndërkohë që mafia bën masakra në qytetet e Shqipërisë, Policia e Shtetit merret me qytetarë të cilët protestojnë kundër vjedhjes, kundër korrupsionit dhe kundër krimit.

Në qoftë se Policia e Shtetit do të luftonte me të njëjtin zell mafien, siç lufton qytetarët protestues, perfaqësues politikë të opozitës, sot nuk do të ishim në këtë situatë.

Por Edi Rama e zëvendësoi Policinë e Shtetit me Narko-policinë e Pushtetit, për të cilën, mafia nuk është armik, por eshte aleat.

Armiku i vetëm i narko-policisë së Edi Ramës janë qytetarët që protestojnë, sepse s’kanë ilaçe, s’kanë pensione , s’kanë rroga, s’kanë të ardhme për fëmijët e tyre.

Këto janë bandat me të cilat Edi Rama fiton zgjedhjet, këto janë bandat me të cilat Edi Rama qeveris, këto jane bandat me të cilat po përballet opozita dhe qytetarët.

Ky rast dhe të tjerë si ky nga Shkodra në Memaliaj, e transformojnë Shqipërinë në Palermon e viteve ‘80.
Ky moment i errët ne historinë e pluralizmit Shqiptar, i bën thirrje koshiencës sonë kombëtare që të vazhdojmë qëndresën tonë për një Shqipëri normale, ku policia lufton krimin, dhe jo ku policia lufton qytetarët protestues.

Atentati me viktima në Shkodër, policia zbardh detajet

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit