-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Duka reagon për humbjen e prindërve të Alban Bushit: Ngushëllime të sinqerta

Kryesoret

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka shprehur ngushëllimet e tij pas aksidentit tragjik në Greqi, ku humbën jetën prindërit e ish-futbollistit Alban Bushi, Ali dhe Bukurije Bushi.

Duka thekson se mendimet e tij janë me Albanin dhe familjen e tij në këtë moment të dhimbshëm, duke e cilësuar humbjen si të madhe dhe të pamatë.

‘Sapo mësova lajmin e dhimbshëm për ndarjen tragjike dhe të parakohshme nga jeta të dy prindërve të jashtëzakonshëm, njerëzve të mirë, Ali dhe Bukurije Bushi, në një aksident në Greqi.

Në këtë moment të vështirë, mendimet e mia shkojnë tek Albani dhe të gjithë anëtarët e tjerë të familjes, që përveç trishtimit për këtë humbje të madhe, do të përballen edhe me mungesën e pamatë të dashurisë prindërore.

Në emrin tim personal dhe të Federatës Shqiptare të Futbollit, ku Albani ka kaluar shumë vite si pjesë e kësaj familjeje të madhe, shpreh ngushëllimet më të sinqerta.

Qoftë kujtimi i tyre i paharruar!’, thotë Duka.

Tragjedi shqiptare në Greqi, vdesin në aksident prindërit e Alban Bushit

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit