Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha me anë të një postimi në rrjete sociale ka komentuar protestën e djeshme që u zhvillua për mosbindjen civile.
Berisha shprehet se Shqipëria ishte 3 orë në duart e opozitës. Ai thotë që narko-regjimi dridhet.
“Mirënjohje të pakufishme për të gjithë ju që me drejtimin, përkushtimin, organizimin, guximin që dëshmuat në këtë betejë të mosbindjes civile të opozitës kundër narko-regjimit dhe për suksesin e plotë që u arrit. Shqipëria u paralizua dhe për tre orë ishte në duart tuaja. Narko-diktatura u dridh! Kreu i saj Edi Rama ndersej fallangat e tij kundra jush, por deshtoi. Ju qëndrestare të pamposhtur, përmbushët misionin tuaj. Nderim dhe mirënjohje! O sot, o kurrë! Është rradha jonë, është rradha jonë! Fitore!”, shkruan Berisha.