Ditën e sotme ish drejtori i AKEP, Pirro Xhixho është paraqitur në SPA në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”.
Në fillim ai ishte në masën e sigurisë në arrest shtëpiak, por për shkak të problemeve shëndetësore gjykata ia ndryshoi dhe i vendosi detyrim paraqitje.
Xhixho rezulton i përfshirë në dosjen për të cilën u arrestua edhe Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta.
Ai dyshohet se ka shfrytëzuar autoritetin e tij si kryetari i AKEP-it, ku u propozua nga LSI-ja, dhe në zbatim të porosive të marra nga Meta dhe Kryemadhi ka ndikuar tek drejtuesit e kompanisë telefonike celulare për finalizimin e marrëveshjes.
Gjithashtu ka lejuar kompaninë private të ushtrojë aktivitetin e saj në shkelje të ligjit të AKEP, duke kryer të tre në bashkëpunim “korrupsionin pasiv të zyrtarëve të lartë shtetërorë”.