Kryeministri Edi Rama në takimin me pensionistët e Durrësit ka premtuar që do të rrisë bonusin e fundvitit.
Rama duke ironizuar Berishën tha se u rrit bonusi dhe u bë jo një gjel për pensionistët por 50 euro për secilin.
“Jemi duke finalizuar rritjen e bonusit, e dyta jemi duke parë një plan rritjeje pensionesh gradual, duke shtuar pjesën tonë dhe duke rritur të ardhurat nga ata që duhet të paguajnë një për një sigurimet shoqërore”, tha Rama.