Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Bulqizë, ku një automjet tip Audi është përplasur me një motoçikletë. Si pasojë e përplasjes, një grua që ndodhej në motoçikletë ka marrë plagë të rënda.
Mjekët në spitalin e Bulqizës kanë konfirmuar se e aksidentuara ndodhet në gjendje të rëndë dhe pritet të dërgohet me helikopter në spitalin e Traumës në Tiranë për trajtim të mëtejshëm.
Policia ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.