Kryeministri Edi Rama në emisionin Opinion ka shprehur se nuk ka asnjë koment për arrestimin e presidentit të Partisë së Lirisë Ilir Meta.
Rama u shpreh se ky arrestim është objekt i drejtësisë dhe nuk ka asnjë koment.
“Unë nuk drejtoj policinë e shtetit. Policia e Shtetit ka drejtues, ka protokolle ka operacione që i ndërton mbi bazë të këtyre protokolle. Unë nuk bëj komente mbi një subjekt të drejtësisë”, tha Rama.
Më pas ai u shpreh se Shqipëria ka hapur negociatat me BE.
“Shqipëria po skanohet nga ekspertë dhe jo nga gazetarë. Mateo Renzin e kam mik, por ai ka hallin e tij dhe po e përdor për politikën e tij dhe thotë këto broçkulla. Nëse do isha unë. ka një shprehje që thotë se “nëse halla do të kishte ato që ka xhaxhi do të ishte xhaxha. Policia zbaton vendimin e gjykatës. Policia ka një urdhër për të zbatuar që nuk e diskuton sepse quhet dekonspirim.
Nuk ka arrestime me paraqitje vete, ato mund të ndodhë vetëm nëse SPAK i thërret dhe pastaj i arreston. Policia nuk bën arrestime me thirrje. Unë nuk e komentoj atë ngjarje. Unë nuk e komentoj, por jo se kam ndonjë gjë kundër asaj që ka bërë policia e shtetit. Përgjegjësi morale e imja është vetëm një: Që të bëj gjithçka kam në dorë që ky vend të bëhet me drejtësi.
Ka një fakt që është shumë kokëfortë, që nga qeveria e parë shqiptare e 1912 deri kur ferroma në drejtësi që e udhëhoqëm ne PS dhe jo edhe LSI. Ajo erdhi pastaj mbrapa për arsye që e kemi diskutuar dhe që edhe dhe votoi duke ulur kokën. Që nga ajo kohë vetëm tani kemi drejtues të lartë që merren i pandehur. Kur ka pasur një ministër që është dënuar kur ka qenë ministër. Nuk kontrollojmë ne dhe ndikojmë ne SPAK. Me të gjithë fuqinë tonë i kemi dhënë SPAK-ut të godasë majtas dhe djathtas”, tha Rama.