Një 25-vjeçar shqiptar u arrestua në një fermë kanabisi në komunën e Lecrín në Spanjë nga Garda Civile Órgiva. Shqiptari u përpoq që të arratisej por u kap nga agjentët e policisë.
Ferma e kanabisit u zbulua për shkak se godina ku ishte vendosur shpenzonte energji elektrike të barazvlefshme me 25 banesa të tjerë. Në godinë u zbuluan 506 bimë që kultivoheshin në 5 dhoma.
Gjatë kontrollit, teknikët e kompanisë elektrike matën 301 amper, një konsum i barabartë me atë të 75 shtëpive.