-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

BE: Kosova të themelojë Asociacionin

Kryesoret

Bashkimi Evropian i ka kujtuar Kosovës se themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është obligim ende i papërmbushur, si zotim që ka dalë nga marrëveshja e 2013-s dhe se që atëherë Kosova nuk ka ndërmarrë hapat për themelimin e tij. K

Pyetur më tej se pse Kosova nuk e ka mundësinë që ta paraqesë draft-statutin e saj, zëdhënësja e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Nabila Massrali, ka thënë se statuti duhet të hartohet dhe diskutohet në dialog, e se kjo nënkupton që “çdo propozim duhet të diskutohet me Serbinë dhe BE-në si ndërmjetës dhe të jetë në përputhje me marrëveshjet e viteve 2013-2015”.

“I bëjmë thirrje Kosovës që të ecë përpara me themelimin e Asociacionit në përputhje me draftstatutin e BE-së, pa vonesa të mëtejshme. BE-ja rikujton se Marrëveshja për rrugën e normalizimit është e vlefshme dhe ligjërisht e detyrueshme në tërësinë e saj si për Kosovën ashtu edhe për Serbinë.

Serbia pritet të përmbushë obligimet e veta që rrjedhin nga Marrëveshja për rrugën e normalizimit, paralelisht me Kosovën që të ecë përpara me themelimin e Asociacionit bazuar në draftstatutin evropian, në përputhje me planin e zbatimit të propozuar nga BE-ja”, ka thënë Massrali.

SHBA: Kosova dhe Serbia të zbatojnë pa vonesa zotimet

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit