-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Beleri: Do jap dorëheqjen si eurodeputet dhe do kandidoj për bashkinë e Himarës

Kryesoret

Eurodeputeti Fredi Beleri në emisionin Now në Euronews Albania tha se e fitoi pozicionin në Parlamentit Evropian falë luftës nga kryeministri Edi Rama. Beleri u shpreh se së bashku me disa himarjotë donin që të fitonin bashkinë e Himarës që të punonin për vendin.

“Sulmi i paprecedentë i kryeministrit, mënyra se si drejtësia u përdor prej tij, arrita që sot të jem eurodeputet. Kanë merita jo vetëm kryeministri, por edhe gjykatësit, prokurorët të cilët nën urdhrat e tij bënë një çështje që nuk ke nga ta kapësh, që nuk ka asnjë të vërtetë brenda dhe këtë padrejtësi kryeministri dhe populli greke kuptoi që kjo përndjekje ishte e padrejtë dhe më dhanë votën për eurodeputet”, tha Beleri.

Më pas ai tha se çështjen e zgjedhjeve të 14 majit do ta çojë në Gjykatën e Strasburgut dhe nëse fiton do japë dorëheqjen si eurodeputet dhe do të kandidojë sërish për bashkinë Himarë.

Ndërsa për ligjin e luftës mes Greqisë dhe Shqipërisë ai us shpreh se “ligji i luftës për mua de facto nuk ekziston. Me vendimin e Këshillit të Ministrave në 87 nuk ekziston. Është një debat i madh ligjor ekziston apo nuk ekziston, nuk e di çfarë pasoje juridike, por për mua është një gjë që do zgjidhet shumë shpejt. Nuk ka të bëjë fare me mashtrimet që thonë disa hiperpatriotë të çamëve që nëse do hiqet ligji i luftës do marrim pasuri. Nuk ka fare të bëjë me këtë”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit