Një aksident i rëndë me pasojë vdekje ka ndodhur në aksin rrugor Peqin-Elbasan. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Pajovë ku dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën.
Si pasojë njëra nga makinat ka dalë nga rruga dhe ka përplasur për vdekje një fëmijë 10 vjeç. Për shkak të plagëve të marra fëmija 10-vjeçar Enjo Tabaku ka ndërruar jetë.
Ndërsa dy drejtuesit e makinave janë shoqëruar për në komisariat. Ndërkohë policia po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.