Në atentatin që ndodhi ditën e djshme në Shkodër, humbi jetën gruaja e pafajshme Flutura Basha dhe bashkëshorti i saj Bashkim ndodhet në gjendje të rëndë në spital.
Flutura po lëvizte me bashkëshortin e saj me motor kur u përplas nga makina me të cilin udhëtonte Hamza Lika dhe Arlind Bushati, pasi ndaj këtyre atentatorët i qëlluan me breshëri automatiku. Ajo ishte kushërirë e një prej eksponentëve të PS-së në Shkodër, Luan Harusha.
Tre muaj më parë Flutura kishte nisur punë në Institutin e Shëndetit Publik të Shkodrës dhe dita e djeshme duhej të ishte një ditë e zakonshme por nuk ndodhi.