Nga përmbytjet në Spanjë ka shkuar numri i viktimave 158 dhe po vazhdon ende kërkimi për të zhdukurit. Banorët e Valencias, Kastiljes dhe zonave përreth po përjetojnë orë kritike nga përmbytjet e paprecedenta të shkaktuara nga stuhitë që goditën Spanjën lindore.
Ata shkojnë nëpër supermarkete të përmbytura dhe përpiqen të mbledhin ushqime dhe gjërat e nevojshme themelore që kanë mbetur në dyshemenë e dyqaneve.
Ndërkohë kryeministri spanjoll Pedro Sanchez u bëri thirrje sot banorëve të rajonit të Valencias që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre pasi rreziku është ende prezent. Qeveria spanjolle shpalli ditën e djeshme tre ditë dhe gjendjen e jashtëzakonshme si pasojë e gjendjes katastrofike.