Kryetari i grupit të PD-së, Gazment Bardhi sulmoi SPAK-un për thirrjen e deputetes Elda Hoti dhe policinë që nuk parandaloi atentatin me tre viktima dje në Shkodër.
“Ka nuhatur Ervin Hoxha, Igli Hasani dhe Ulsi Manja dhe nuhatjen e tyre ia kanë përcjellë prokurores dhe janë bërë qesharakë. Cilido që ka firmosur ato paçavure që Elda Hoti pasi rrezikoi jetën e saj rrezikoi edhe jetën e Elisës, Pëllumb Gjokës në krye të Kuvendit.
Këto janë cështje idiote. Nëse duan të bëjnë punë të thërrasin Belinda Ballukun për vjedhjen me energjinë dhe tunelin në Vlorë. Po mbledhim provat për ta çuar në SPAK, por SPAK-u qenka i zënë me nuhatjen.
Nëse policia do të merrej me krimin nuk do të kishte ndodhur vrasja. Tre javë më parë njëri nga viktima denoncoi kërcënimin. Nëse autorët do të ishin identifikuar ngjarja nuk do të kishte ndodhur. Këtu duhet të fokusohej policia dhe jo të intimidojnë opozitën.
Me këtë të merret policia dhe SPAK-u dhe nuk trembemi. Sa herë të na thërrasin do të shkojmë, ashtu sikur shkoi kolegia për t’u tallur se ashtu është” tha ai. Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali tha se shumica është gati për të folur me opozitën.
Por Gazement Bardhi tha se “me Pëllumb Gjokën nuk komunikojmë, jemi dy botë të ndryshme, Elisa Spiropali është në krahun e krimit ne jemi përballë.
Po të kisha nevojë për të dialogur me Pëllumb Gjokën do të kisha shkuar në burgun e Fierit. Publiku e di, ka informacionin e plotë se kush është i lidhur me kë dhe kush i shërben kujt” tha ai.
Përplasje jashtë Parlamentit/ Demokratët ulen këmbëkryq, Spiropali: Gati të flasim