-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tre të vrarë! Berisha: Të shtunën në 12 mosbindje civile në Shkodër

Kryesoret

Ish-kryeministri Sali Berisha njoftoi se ditën e shtunë në orë 12:00 do të ketë protestë, mosbindje civile në Shkodër në shenjë solidariteti për atentatin me tre viktima.

“Kjo masakër ishte e paralajmëruar në mënyrë të përsëritur dhe organet bashkëpunëtorë të krimit, si SKAP-i i partisë dhe policia kishin cdo të dhënë për përgatitjen e saj. Nuk kam të sigurtë burimin, por dua të them se në pritë i nxori dikush nga policia, që u devijoi rrugën, Licit dhe Bushatit.

Kjo masakër nuk mund të mos lidhet me vendimin e Edi Ramës për të kandiduar në Shkodër. Edi Rama e din se ai është njeriu më i urryer nga Shkodra dhe shkodranët. Edi Rama e din se për shkodranët me trashëgiminë e tij të atit xhelat komunist me urrejtjen dhe ndërprerjen e të gjitha investimeve për tetë vite me radhë në këtë qytet, në Shkodër nuk don kush t’ia dëgjojë emrin.

Edi Rama e di që Shkodra e urren se ka vendosur në bashki që shef kabineti të vërtetë ka Safet Bajrin. Rama mendon se do të mposhtë Shkodrën me bandën e tij. E vërteta është se banda e Edi Ramës në Shkodër, Bajrit famozë dhe degët e tyre tani përcakton vendimmarrjet në Tiranë dhe Shkodër për këtë qytet të bekuar. E vërteta është që kjo bandë kontrollon Edi Ramën, Spiropaleshën, Spirogjokën, Ballën dhe Mondin e ka të vehtin.

Por kjo bandë me në krye Edi Ramën nuk do të mund të mposhtë kurrë Shkodrën. Ndaj edhe unë sot jam këtu për të shprehur solidaritetin tim më të thellë me secilin qytetar të Shkodrës ndaj të cilëve Edi Rama përdor krimin, mafien më agresive për t’i mposhtur ata. Për t’i frikësuar ata. Për t’jua bërë qytetin e pajetueshëm.

Në shenjë solidariteti me qytetarët e Shkodrës ftoj të gjithë opozitarët kudo që janë të shtunën në ora 12 në Shkodër solidaritet me qytetarët e këtij vendi me këtë qytet të bekuar si dëshmi që nuk do të pranojmë kurrë që krimi të mposhtë Shkodrën dhe shkodranët. Me këtë protestë, mosbindje civile ne i themi JO dhunës së mafies së Edi Ramës.

Kjo protestë duhet të thirrjes, mosbindje civile duhej të thirrej në Tiranë por dëshirojmë t’u shprehim nga afër të gjithë solidaritetin tonë qytetarëve të Shkodrës për të cilët Edi Rama ka zgjedhur hanxharët e krimit me qëllimin e vetëm që të mbledhin vota sepse i doli fytyra se kush është në Durrës” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit