Deputeti i Partisë Socialiste, Xhemal Qefalia, ka treguar në Kuvendin e Shqipërisë arsyen pse u thirr sot në Prokurorinë e Posaçme.
Në një replikë ndaj demokratit, Enkelejd Alibeaj, Qefalia u shpreh se në SPAK u thirr për të dëshmuar për 21 Janarin. Ai i është drejtuar deputetit demokrat Enkelejd Alibeaj, duke thënë se gjatë hetimeve i është treguar një foto dhe e kanë pyetur nëse ai ishte personi që po qëllonte protestuesit.
Qefalia: Enkelejd, isha në SPAK dhe dëshmova për 21 Janarin. Po ajo që më habiti, ishte se më thanë për një fotografi, më thanë ‘A është Enkelejdi ky që ka automatik, që po u gjuan protestuesve?’.
Jo jo i thash se Enkelejdi ka qenë këshilltar, ka qenë brenda. Zotëri, se sa herë ndërron ngjyrën ti, herë Lul, herë Berishë, herë 1912, ti mbetesh Enkelejdi, që vjen tani dhe të ka ardhur zëri pasi ikën këta për të folur.
Ne do i përgjigjemi SPAK-ut se kemi besuar të drejtësia, një drejtësi që do vendoset për të gjithë. Te ajo fotografia nuk ishe ti, se ishte veshur me një formë tjetër, ishe mbyllur atje brenda të ajo kështjella që vratë dhjetëra demonstrues.