Një ngarkesë prej 40 kilogramësh kokainë, e ndarë në 36 pako, me vlerë rreth 3 milionë euro, është sekuestruar në portin e Livornos nga Policia Financiare dhe doganat italiane.
Tre shtetas shqiptarë janë arrestuar pasi u kapën duke u përpjekur të merrnin lëndën narkotike nga një kontejner që kishte mbërritur nga Ekuadori. Ata ishin zbuluar gjatë një kontrolli rutinë në zonën e portit, ku kishin hyrë ilegalisht natën.
Pas analizës nga laboratori, lënda narkotike do të asgjësohet në një incenerator.