Tre shqiptarë u arrestua në portin e Livornos në Itali. Ata po përpiqeshin të nxirrnin lëndën narkotike nga një kontejner, i cili mbërriti nga Ekuadori.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një ngarkesë prej 40 kilogramësh drogë, e ndarë në 36 pako me vlerë tregu rreth 3 milionë euro. Ndërsa lënda narkotike pasi të jetë marrë dhe analizuar në laborator, do të asgjësohet.
Prefekti i Livornos, Giancarlo Dionisi, vlerësoi operacionin.
“Një operacion profesional që synon të godasë krimin e organizuar, i cili përdor Livornon si një portë për trafikun e drogës”, tha ai.