-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Amarda Toska rrëfen abortin spontan: Ishte natën finale të ‘Dancing’, nuk ia dola

Kryesoret

Amarda Toksa ka rrëfyer disa momente të vështira nga jeta es aj personale dhe profesionale. Ajo ka treguar që në kohën që ajo ishte prezantuese e Dancing With The Stars u tërhoq pasi ishte tre muajshe shtatzënë.

Amarda ka treguar se vetëm dy ditë para finales mjeku e këshilloi të kalonte në regjim shtrati për të shmangur komplikacionet.

“Ishte një vendim i vështirë, por e ndjeva që ishte i duhuri. Ishte sfidë mes dëshirës për të mbajtur shtatzëninë dhe angazhimit që kisha në spektakël.”, tha Ami.

Megjithëse finalja përfundoi me sukses, disa ditë më vonë Ami mësoi se shtatzënia ishte ndërprerë spontanisht.

“Nuk ia dola dot. Një ditë të bukur pata rrjedhjen e ujërave në mënyrë spontane edhe pse e kisha bërë regjimin për mbi dy javë dhe kaq, kur ndieva që më rrodhën ujërat thashë diçka nuk është mirë, shkova menjëherë te mjeku dhe aty më tha që çdo gjë ka përfunduar. Ishte një tentativë për të shpëtuar një jetë, por gjërat nuk i kemi në dorë.”, u shpreh Amarda.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit