Aktivisti Genc Shehu ka mbajtur fjalën gjatë protestës së zhvilluar para Kryeministrisë, ku ka komentuar tensionet e krijuara gjatë ditës dhe ka ngritur akuza ndaj qeverisë për mënyrën e menaxhimit të situatës.
“U zgjodh rruga e provokimit që të shkaktohej përplasje dhe të prodhoheshin pamje e propagandë. Kryeministri ka frikë, sepse kur ke të bësh me oligarkë dhe mafie që u ke dhënë fjalën dhe populli thotë ‘jo’, atëherë është problem”, u shpreh Shehu gjatë fjalës së tij.









