Spanja nis sot fazën me eliminim direkt të Kupës së Botës, ku do të përballet me Austrinë në një sfidë që do të vendosë kualifikimin në raundin pasardhës.
Pas një ecurie pozitive në fazën e grupeve, skuadra e Luis de la Fuente synon të vijojë rrugëtimin drejt trofeut, ndërsa përballë do të ketë një Austri që ka treguar rritje të vazhdueshme dhe pritet të jetë një kundërshtar i fortë.
Nën drejtimin e Ralf Rangnick, austriakët kanë ndërtuar një skuadër konkurruese, duke e bërë këtë përballje një provë serioze për spanjollët, të cilët synojnë të konfirmojnë statusin e tyre si një nga favoritët e turneut.









