-sidi education-spot_img
22.7 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pas fjalimeve para Kryeministrisë, protestuesit nisen drejt Komisariatit nr. 3

Kryesoret

Protestuesit janë mbledhur sërish mbrëmjen e sotme në Tiranë për ditën e 33-të të protestës, pas tensioneve dhe përplasjeve të regjistruara paradite para Kuvendit.

Pas grumbullimit në sheshin “Skënderbej” dhe fjalimeve para Kryeministrisë, pjesëmarrësit nisën marshimin drejt Komisariatit nr. 3, ku ndodhen disa prej personave të arrestuar gjatë protestës së mëhershme.

Gjatë fjalimeve, organizatorët kërkuan lirimin e të ndaluarve dhe u bënë thirrje qytetarëve të vijojnë protestën në mënyrë paqësore.

“Ne nuk do të dorëzohemi. Nëse argumenti i tyre është dhuna, argumenti ynë është rezistenca dhe qëndresa. Do të vazhdojmë protestën në mënyrë paqësore”, u tha gjatë protestës.

Nismëtari Alben Kola u kërkoi gjithashtu protestuesve të shmangin provokimet dhe të ruajnë qetësinë gjatë tubimit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit