Lideri i opozitës Sali Berisha në fjalën e tij në tubim akuzoi Edi Ramën dhe kreun e bashkisë për masakrën që ndodhi në Shkodër ku humbi jetën një qytetare e pafajshme dhe bashkëshorti i saj ndodhet në gjendje të rëndë.
Berisha u shpreh se kreu i krimit Edi Rama nuk tha nja fjalë të vetme që të ngushëllonte familjet e viktimave në Shkodër.
“Nuk gjeti një fjalë të vetme të dënonte vrasësit e partisë shtet. U përgjigj se krimi sot, është më i zbrapsur se kurrë dhe se ajo vetëm ishte një tragjedi. Po se ishte një tragjedi nga përmbytja, apo aksident, apo masakër nga banda e partisë? Pra kreu i narkoshtetit, lejtnantët e tij, nuk kanë guxuar, kanë kaluar dy ditë, të dënojnë aktin kriminal, masakrën e bandës së tyre. Të shprehin ngushëllime familjes së viktimave, sepse janë sponsorizuesit, frymëzuesit e masakrës.”, tha Berisha.