Ervin Salianji, i cili ndodhet në burgun e Fierit ka postuar në rrjetin e tij social në facebook videon e denoncimit të bërë nga ai 7 vite më parë.
Salianji shkruan që asgjë nuk ndryshon nëse nuk largohet qeveria e lidhur me krimin. Ai i fton të gjithë qytetarët që të marrin pjesë në protestë në orën 12:00 në Shkodër.
“Denoncim 7 vjet më parë, asgjë nuk ndryshon nëse nuk largojmë qeverinë e lidhur me krimin! Protesto nesër në 12:00 në #Shkodër!”, shkruan Salianji.