Udhëheqësi iranian Khamenei kërcënoi sot se do të hakmerret kundër Izraelit ose grupeve aleate të tij.
“Armiqtë, qoftë regjimi sionist apo Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do të marrin patjetër një përgjigje dërrmuese ndaj asaj që po i bëjnë Iranit, kombit iranian dhe frontit të rezistencës”, tha Khamenei.
Udhëheqësi suprem nuk specifikoi kohën e sulmit apo shtrirjen e tij. “Sot, çështja nuk është vetëm hakmarrja, por edhe miratimi i një mase logjike, bazuar në fenë, moralin dhe ligjet ndërkombëtare kundër agresorit, si dhe kundër arrogancës globale”.