Sot në javën e 10 të Premier Ligës favoritët do të zbresin në fushë,”topçinjtë” e Arsenalit do të kenë një përballje të vështirë ndaj Newcastle në transfertë, Liverpool do të presë Brighton e vendit të 6 dhe City do të ketë një përballje të lehtë në transfertë ndaj Bournemouth.
Ditën e nesërme do të jetë kryendeshja e javës ku United do të presë në Old Trafford Chelsea, të dyja ekipet vijnë të etura për pikë pasi “djajtë e kuq” pësuan humbjen 2-1 në transfertë ndaj West Ham dhe nga ana tjetër londinezët 2-0 ndaj Newcastle.
Renditja e Premier League pas javës të 10 është City kryeson tabelën me 23 pikë dhe ndiqet nga Liverpool i vendit të dytë me 22 pikë dhe Arsenal dhe Aston Villa me nga 18 pikë.