-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tirana apelon vendimin e FSHF-së për ndeshje pa tifozë

Kryesoret

Klubi i Futbollit Tirana ka reaguar zyrtarisht duke apeluar vendimin e FSHF-së për të luajtur pjesën e mbetur të sezonit pa tifozë, pas incidenteve që ndodhën gjatë ndeshjes ndaj Vllaznisë.

Në deklaratën e tij, klubi thekson se është e pakuptimtë të dënohet një qytet i tërë për një ngjarje të izoluar dhe se ka qenë gjithmonë në distancë nga aktet e dhunës.

Tirana argumenton se veprime të papërshtatshme mund të ndodhin në çdo ndeshje dhe se nuk është e drejtë të penalizohen mijëra tifozë të përkushtuar për veprime të individëve.

Klubi kërkon që FSHF të rimendojë këtë vendim, duke theksuar se tifozët janë pjesë e rëndësishme e jetës së skuadrës dhe sportit në Shqipëri. Tirana shpreh shpresën për një reagim pozitiv nga Federata, në respekt të komunitetit të saj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit