Një shtetas zviceran është arrestuar në Beograd pasi ka shfaqur simbolin e shqiponjës dykrenare, simbol i Shqipërisë së Madhe. Lajmin e ka konfirmuar zëvendëskryeministri dhe ministri i brendshëm serb, Ivica Daçiq.
Sipas raportimeve, arrestimi ndodhi në cep të rrugës “Takovska” dhe sheshit “Nikola Pashiq”. Daçiq gjithashtu njoftoi se policia është në kërkim të një personi tjetër që e ka fotografuar zviceranin gjatë incidentit. Ky person, i identifikuar si G. V., gjithashtu është shtetas zviceran dhe është 33 vjeç.
Autoritetet serbe po vazhdojnë hetimet për këtë rast.