Kryeministri Edi Rama e cilësoi Greqinë si një partner të pazëvendësueshëm në politikën e jashtme të Shqipërisë, duke e përfshirë atë në një trekëndësh strategjik me Italinë dhe Turqinë. Gjatë takimit me shqiptarët në Selanik, ai nënvizoi rëndësinë e integrimit të komunitetit shqiptar në Greqi, duke theksuar se ata janë qytetarë të barabartë të Evropës, pa asnjë dallim nga grekët.
Rama u shpreh: Greqia është shtëpia juaj ku jeni qytetarë të barabartë të Europës, njësoj si grekët. Peripecitë e jashtëzakonshme tuaja për integrimin janë kujtime e histori, të trishta sa të duash, por gjithashtu një histori krenarie e mishëruar në historinë heroike të ambicies së prindërve tuaj që erdhën këtu me fëmijët në krahë dhe luftuan për vendin tuaj në këtë tokë të Evropës.
Ai theksoi se sfidat e kaluar do të shërbejnë si një frymëzim për brezat e rinj në ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë.