Aktori Bes Kallaku ka folur për herë të parë lidhur me tekstet e këngëve të tij, të cilat aludohen se i dedikohen Xhensila Myrtezajt.
Në një intervistë në emisionin Goca dhe Gra, Besi nuk e mohoi që tekstet që janë shkruar nga vetë ai dhe janë një frymëzim personal.
“Projektet e mija televizive për momentin janë stopuar për momentin, deri në sezonin e ardhshëm. Tani patjetër që jam fokusuar tek këngët, unë e kam thënë që nuk jam këngëtar. Po them gjithçka në lidhje me këngën, unë kam bërë krijimin e teksteve dhe mund ta quaj frymëzim personal”, tha ai.