Një emigrant i ardhur nga Britania e Madhe mori fjalën gjatë protestës së 33-të, ku përcolli një mesazh për protestuesit dhe efektivët e Policisë së Shtetit, duke i bërë thirrje këtyre të fundit të mos përballen me qytetarët.
“Sapo më thirrën mora aeroplanin e parë. U përula para jush që bëni qëndresë. Mos harroni se diaspora është ngritur në kryeqytetet e botës dhe do të kthehemi si arbëresh. Për policinë kam një mesazh: a mendoni se Edi Rama ju do më shumë se Erion Veliajn, Saimir Tahirin apo Arben Ahmetajn? Mos u bëni mish për top. Bashkohuni”, u shpreh ai.









