Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi me anë të një postimi në rrjetin e tij social shprehet se qytetarët e Kosovës, Bosnjë-Hercegovinës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut, sipas Eurostat paguajnë më lirë çmimin e energjisë elektrike sesa shqiptarët.
“SHQIPTARËT paguajnë çmimin MË TË SHTRENJTË të energjisë për shkak të babëzisë së Belinda Ballukut për të vjedhur kudo. 180 milion euro të vjedhura vetëm nga transaksionet e shit-blerjes së energjisë në 1 vit, është e vetmja arsye pse shqiptarët detyrohen të paguajnë çmimin më të shtrenjtë të energjisë në Rajon, edhe pse janë të bekuar nga Zoti me burime të shumta natyrore, që krijojnë të gjithë mundësinë për të patur një çmim më të lirë të energjisë elektrike, të paktën sa qytetarët e Kosovës”, shkruan Bardhi.