Një 50-vjeçar është arrestuar në Durrës pasi kërcënoi ish-dhëndrin e tij me një thikë.
Policia konfirmoi se i arrestuari, V.Z., banues në Durrës, është kapur në flagrancë.
Materialet procedurale janë dorëzuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës për veprime të mëtejshme.