Ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi sot rivalin politik, Edi Ramën për takimin dje në Selanik. Kryetari i PD-së tha se Rama po abuzon me administratën. I kujtoi edhe shpenzimet në Nju Jork.
“Mosbindja civile nuk është kuptuar drejt, është 77 metoda. Kudo zhvillohet. Por unë mendoj se unë ne duhet të bëjmë betejë për minimumin jetik për 200 Euro për cdo shqiptar.
Aktiviteti i Ramës me administratën në Selanik ishte e turpshme me mashtrime dhe abuzime dhe përdorimi i shtetit elektoral.
Gjej rastin të përshëndes qytetarët që në sallë ia përplasën në sy Ramës për mashtrimet. Shpenzimet në Nju Jork afrojnë me çerek milioni dollarë. Kemi të bëjmë me abuzime të mëdha” tha ai.