Në mesnatë rreth orës 00:15 janë dëgjuar të shtëna me armë në afërsi të banesës së 60-vjeçarit me iniciale N.Z. në fshatin Larushk në Krujë.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur policia dhe grupi hetimor, të cilët kanë konstatuar se në dritaren e tualetit në katin e parë ka një dëmtim të vogël, dyshohet i shkaktuar nga një plumb arme zjarri.
Ndërkohë grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve të dyshuar.