Tirana është dënuar nga Komisioni i Disiplinës për t’i zhvilluar pa tifozë për gjithë pjesën e mbetur të sezonit. Kjo për shkak të sjelljes së tifozëve në ndeshjen kundër Vllaznisë, ku hodhën lëndë plasëse që kanë dëmtuar tre lojtarë shkodranë. Artan Pogoni dha një tjetër këndvështrim duke akuzuar për provokim nga Vllaznia.
“Po ta rishikojmë edhe njëherë atë që ndodhi, tifozët e Tiranës u provokuan nga futbollistët e Vllaznisë. Kanë shkuar atje dhe kanë bërë edhe gjeste pas golit. Është shkak pasojë.
Sigurisht që nuk mund të mbështes atë sjellje dhe veprimin e bërë nga tifozët e Tiranës, por në gjithë botën nëse ti shënon gol dhe provokon tifozerinë kundërshtare, kemi parë episode nga më të ndryshme, janë gjuajtur dhe janë sharë.
Megjithatë dënimi nga Disiplina ishte skandaloz. Si mundet të përjashtosh një tifozeri të tërë për shkak të dy apo tre tifozëve, të cilët janë proceduar nga policia e shtetit”, tha Pogoni te “Max Sport” në “Euronews”.