Një vullkan ka shpërthyer në malin Lewotobi Laki-Laki në Indonezinë lindore dhe si pasojë nëntë persona kanë humbur jetën. Llava përshkroi rreth 4 kilometra nga krateri, duke djegur dhe dëmtuar shtëpitë e banorëve, përfshirë edhe një manastir murgeshash katolike.
Agjencia kombëtare e vullkanologjisë e Indonezisë ngriti nivelin e alarmit në maksimum në zonë dhe u bëri thirrje banorëve dhe turistëve të mos angazhohen në asnjë aktivitet brenda një rrezeje prej të paktën shtatë kilometrash rreth kraterit.
Ka një “rritje të madhe të aktivitetit vullkanik” në malin Lewotobi Laki-Laki shpjegoi agjencia në një buletin paralajmërues të lëshuar sot.
Disa shpërthime vullkanike janë regjistruar këtu edhe në muajin janar, duke i detyruar autoritetet të shpallnin situatë emergjence dhe të evakuonin më shumë se 2000 banorë.
Eruption of Mount Ruang volcano, Indonesiapic.twitter.com/WNqYBoE6SZ
— Massimo (@Rainmaker1973) November 2, 2024