Gjykata ka caktuar masën në “detyrim paraqitje” për shtatë pedagogët e Elbasanit dhe “arrest në burg” sekserin. Gjykata vendosi që të dërgojë çështjen e pedagogëve në SPAK.
Gjithashtu edhe një pedagog tjetër është shpallur në kërkim. Ata akuzohen për shpërdorim detyre pasi u merrnin ryshfet studentëve që tu vendosin nota kaluese në sezonin e vjeshtës.
Pedagogët janë : Ornela Bilali, Lënda: Arti dhe krijimtaria në fëmijërinë e hershme.
Zyhra Gripshi, Lënda: Puna me familjen dhe komunitetin.
Adrian Shingjergji, Lënda: Edukimi motorrik dhe lojërat lëvizore.
Beatriçe Gani, Lënda: Të mësuarit nëpërmjet lojës.
Florinda Tarusha, Lënda: Filozofi e edukimit.
Monika Hodaj, Lënda: Edukim gjinor ne fëmijërinë e hershme.
G.H., sekseri dhe Edlira Gugu, pedagoge në lëndën: Letërsi për fëmijë (E shpallur ne kerkim).