Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka komentuar zgjedhjet që po zhvillohen ditën e sotme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Osmani shprehet se Kosova ka qenë e bekuar me përkrahjen e jashtëzakonshme amerikane të të gjitha partive.
Ajo thotë që në kohën kur Kosova ka fituar lirinë, në qeveri kanë qenë demokratët dhe në kohën kanë arritur pavarësinë, në qeveri kanë qenë republikanët.
“Kosova vërtet ka qenë shtet i bekuar me përkrahje bipartizane amerikane. Është vendim i popullit amerikan. Ne do të vazhdojmë bashkëpunimin me këdo që zgjidhet. Me rëndësi është që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të vazhdojnë të jenë lider të botës së lirë dhe aleati më i rëndësishëm strategjik i Kosovës. Ashtu do të vazhdojë të jetë edhe pas zgjedhjeve”, shprehet Vjosa Osmani.