Ish-mesfushori i Liverpool Xabi Alonso rikthehet si kundërshtar për herë të parë në Anfield.
Trajneri i Bayern Leverkusen Alonso ka folur për këtë rikthim si dhe ka komentuar zërat që e lidhnin atë si zëvendësuesi i Jurgen Klopp në mars.
“Ndihem mirë të rikthehem pas disa vjetësh. Është gjithmonë e veçantë. Unë e dua këtë qytet dhe është fantastike të jesh këtu, të shohësh se si Liverpooli po zhvillohet si klub.
Pashë zërat që më lidhnin për të zëvendësuar Kloppin, por në atë kohë isha i fokusuar në fitimin e ligës. Ne po punonim vetëm për këtë, nuk kam negociuar me klubet”, tha Alonso.
Liverpool pret Leverkusen sot në shtëpi në ndeshjen e katërt të fazës të ligës në Ligën e Kampioneve. Liverpool nuk njeh humbje në këtë kompeticion kurse Leverkusen ka 2 fitore dhe një barazim.